Takim me drejtuesit e klubit, Conte rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Antonio Conte rikthehet në Serie A.

Trajneri italian, Antonio Conte, është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit në mediat sportive.

Conte është i lidhur me një rikthim në Serie A dhe sipas raportimeve të fundit 54-vjeçari ka zhvilluar një takim me drejtuesit e gjigantit italian.

Sipas së përditshmes La Reppubblica, drejtuesit e Juventusit dhe Conte kanë zhvilluar një takim ditën e dielë për të diskutuar rreth anës ekonomike.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër nuk janë të kënaqur me Allegrin edhe pse skuadra renditet në pozitën e dytë, tifozët kanë vërshëllyer lojtarët e Juventusit pas paraqitjes së dobët ndaj Lecces.

Conte duket gati për të sakrifikuar ekonomikisht. Pavarësisht se paga e tij e fundit te Tottenham ishte në rendin e 15 milionë eurove, ai mund të pranojë edhe 10 milionë vetëm për t’u kthyer te Juventusi, ku synon të nisë një cikël të ri, mbase duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here