BOMBA E JANARIT: Vlahovic në Madrid, ylli i Realit te Juventusi

Dusan Vlahovic po shkëlqen në këtë fillim të sezonit me Juventus-in. Serbi ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist në 6 ndeshje të luajtura, me një mesatare prej 1 goli çdo 105′.

Një klub i madh ka provuar ta marrë në verë dhe mund të provojë përsëri në merkaton e janarit. Po flasim për Real Madrid-in e Carlo Ancelotti-t, që duket se ka në mendje një ide të çmendur për të bindur bardhezinjtë.

Los Blancos nuk janë shumë të kënaqur me rendimentin e Joselu, i cili nuk po bën aq sa duhet si zëvendësues i Karim Benzema.

Për këtë arsye Vlahovic mbetet në krye të listës së dëshirave të Florentino Perez: pengesa e madhe mbetet kërkesa prej të paktën 80 milionë eurosh e bërë nga Juventus.

Presidenti i Merengues mund ta anashkalojë këtë pengesë me një shkëmbim të bujshëm huazimesh deri në fund të sezonit që do t’i pëlqente shumë edhe Zonjës së Vjetër.

Me Vlahovic në Madrid, në Torino do të zbarkonte Rodrygo. 22-vjeçari është pak në vështirësi te Los Blancos, me vetëm një gol në shtatë ndeshje: ‘kura’ bardhezi, për gjashtë muaj, mund t’i bënte mirë lojtarit dhe sulmit të Allegri-t.

Një hipotezë me të vërtetë e bujshme, por që mund të konkretizohet shumë shpejt në javët e para të merkatos së dimrit: do të shohim se çfarë do të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here