Po shkëlqen në Bundesligë, Guirassy transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik, Serhou Guirassy transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Stuttgart, Serhou Guirassy është njëri nga lojtarët më të përfolur falë paraqitjeve mbreslënëse këtë sezon.

Guirassy u transferua nga Stade Rennes te Stuttgarti gjatë kësaj vere për 9 milionë euro dhe ka realizuar 11 gola si dhe 2 asistime në 7 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme 27-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon transferimin e tij.

Portali i njohur spanjoll për transferime fichajes.net, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se drejtuesit e Interit janë duke e ndjekur Guirassy dhe synojnë afrimin e tij verën e ardhshme.

Guirassy ka kontratë me Stuttgart deri në vitin 2026, ndërsa për kartonin e tij zikaltrit do të duhet të ofrojnë më së paku 30 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here