E bujshme: Juan Foyth transferohet tek gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Juan Foyth transferohet në Serie A.

Mbrojtësi argjentinas, Juan Foyth është njëri nga lojtarët më të kërkuar falë paraqitjeve të mira me Villarrealin.

Interesim për Foyth kanë shfaqur Barcelona dhe Reali, ndërsa së fundmi në garë është përfshirë edhe gjiganti italian.

Sipas Calciomercato, Juventus synon transferimin e Juan Foyth dhe tashmë kanë nisur bisedimet me agjentin e argjentinasit.

Foyth dëshiron largimin nga Villarreali edhe pse kontrata i skadon në vitin 2026 dhe është i gatshëm ti bashkohet Biankonerëve.

Për kartonin e Foyth, Juventus do të duhet të paguaj më së paku 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here