Lajm bombastik: Andre Onana rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Andre Onana rikthehet në Serie A.

Portieri kamerunas, Andre Onana bëri bujë të madhe verën e shkuar duke kaluar nga rradhët e Interit te Manchester United për 55 milionë euro.

Por Onana nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij me Djajtë e Kuq, pasiqë në 11 ndeshje të luajtura ka pësuar 19 gola.

Kamerunasi është në qendër të kritikave nga tifozët e United dhe në rast se vazhdon me paraqitje të tilla, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nga Old Trafford verën e ardhshme.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se te Inter po e ndjekin me vëmendje situatën e Onanës dhe zikaltrit do të tentojnë rikthimin e kamerunasit verën e ardhshme.

Inter e ka bërë edhe më parë një gjë të tillë me Lukakun, i cili u largua për 113 milionë euro për tu transferuar te Chelsea dhe një vit më pas u rikthye në Meazza në formë huazimi.

Zikaltrit do të tentojnë rikthimin e Onanës me formulën e njejtë, ndërsa Marotta i ka ndezur edhe më tepër zërat me deklaratën e tij të fundit.

Marotta ishte i pranishëm në eventin sportiv Trento Sports Festival, ku u pyet nga gazetarët për një rikthim të Onanës te Interi, pyetjes së cilës iu përgjigj: “Gjithçka është e mundur në futboll.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here