Shkëmbim spektakolar, Broja në janar te gjiganti italian

Shkëmbimi i merkatos së janarit, Armando Broja transferohet në Serie A.

Pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju në kampingun stërvitor dimëror, sezonin e kaluar, Armando Brojës i është dashur të jetë i durueshëm dhe të vazhdojë të punojë shumë për t’u rikthyer në veprim.

Por u shpagua, pasi 324 ditë që nga ndeshja e tij e fundit në Premier League, kundër Newcastle United në nëntor, shqiptari u kthye në formacionin blu dhe madje shënoi në transfertën ndaj Fulham.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Broja në janar mund të transferohet në Serie A.

Sipas Calciomercato, Chelsea synon transferimin e Denzel Dumfries nga Interi në janar dhe Blutë e Londrës janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Brojës dhe 15 milionë euro në këmbim të Dumfries.

Interi është në kërkim të një sulmuesi pas lëndimit të Arnautovic dhe zikaltrit kanë shfaqur interesim për Brojën.

Oferta e Chelsea është mjaftë tunduese dhe bisedimet mes klubeve pritet të fillojnë në dhjetor, shkruan Calciomercato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here