BOMBA E JANARIT: Jonathan David transferohet te gjiganti italian për €40m

Lajm bombastik nga Italia, Jonathan David transferohet në Serie A.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

David realizoi 26 gola dhe 4 asistime në 40 ndeshje sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon ka realizuar 4 gola dhe 1 asistim në 12 ndeshje të luajtura.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e kanadezit në merkaton e janarit dhe Rosonerët janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milionë euro për 23-vjeçarin.

Milan është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe David është objektivi kryesorë i Rosonerëve.

David ka kontratë me Lille deri në vitin 2025 dhe për klubin francez kjo është mundësia e fundit për të përfituar një shifër të tillë nga shitja e tij.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Lille dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here