Skandali nuk ka fund, zbulohen 3 bastexhinjtë e radhës në Serie A

Skandali me bastet në Itali duket se nuk ka fund, me fotografin e njohur Fabrizio Corona që vazhdon dhe të zbulojë emra të tjerë të përfshirë.

Pas Tonalit, Fagiolit dhe Zaniolos, CSorona ka nxjerrë dhe tre emra të tjerë të njohur të Serisë A.

Bëhet fjalë për Stefan El Sharawyn (Roma), Frederico Gati (Juventus) dhe Nicolo Casale (Lazio).

Sipas tij, të tre këta lojtarë janë kontaktuar nga Zaniolo, i cili i ka dhënë baste të sigurta. Korona tregon se ka mesazhet zanore të mesfushorit të Aston Vilës që e vërtetojnë më së miri këtë gjë.

Gjithashtu ai u shpreh se janë plot 50 emra futbollistësh në Itali që janë të përfshirë në skandalin e këtyre basteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here