Thellohet skandali: Tonali luajti bast për humbjen e Milanit, ja sa vite rrezikon të dënohet

Investigimi rreth Sandro Tonalit vazhdon, me mesfushorin që e pranoi vetë se është i varur nga bastet dhe se këtë gjë e ka bërë shpesh kur ka qenë në Itali.

Por duket se ky skandal mund të thellohet akoma dhe më shumë, pasi dyshohet se mesfushori ka luajtur dhe një bast për disfatën e Milanit, ndërkohë që ai ishte akoma pjesë e kuqezinjve.

Bëhet fjalë për një sfidë në të cilën ai nuk kishte luajtur, duke mos ndikuar drejtpërdrejt te rezultati, gjë që nuk e “zbut” aspak dënimin që pritet të marri.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Tonali rrezikon të përjashtohet për tre vite nga futbolli i luajtur, por që mund të ulet në 18 muaj duke parë që ai, ashtu si Faxholi zgjodhën të bashkëpunonin me autoritetet.

Kjo do të ishte një goditje e madhe për mesfushorin, që do të humbiste Europianin e ardhshëm nëse Italia do të kualifikohet. Gjithashtu do të ishte një goditje e madhe edhe për Njukasëllin, me klubin anglez që shpenzoi plot 80 milionë euro për shërbimet e italianit që erdhi këtë verë nga Milani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here