Hakmarrje pas humbjes: Milan ia rrëmben objektivin e madh Juves në merkato

Milan ia rrëmben objektivin e madh Juventusit.

Milan u mposht nga Juventusi në derbin e xhiros së 9-të në Serie A, duke e humbur kështu kreun e tabelës kundrejt Interit.

Drejtusit e Rosonerëve po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli në janar dhe verën e ardhshme.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan është përfshirë në garë për mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinski.

Mesfushorit polak i skadon kontrata në fund të sezonit dhe është i lidhur me një transferim te Juventusi verën e ardhshme.

Por sipas Calciomercato, në garë është përfshirë edhe Milani dhe Rosonerët synojnë transferimin e Zielinskit verën e ardhshme me kosto zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here