E bujshme: Newcastle padit Milanin për Tonalin, ja çfarë rrezikojnë Rosonerët

Lajm bombastik, Newcastle hedh në gjyq Milanin.

Sandro Tonali ishte një nga futbollistët e përfshirë në skandalin e basteve në Itali.

Tonali është pezulluar për 10 muaj, ndërsa Newcastle ka vendosur që të mos ia paguaj pagën italianit.

Corriere dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se te Newcastle po mendojnë që ta hedhin në gjyq Milanin.

Te klubi anglez dyshojnë se Rosonerët e kanë ditur për problemet e Tonalit me bixhozin prandaj kanë vendosur ta shesin 23-vjeçarin.

Rosonerët kanë mohuar zërat se e kanë ditur për problemet e Tonalit me bixhozin.

Në rast se Newcastle e hedh në gjyq dhe vërtetohet përfshirja e Milanit, Rosonerët rrezikojnë të gjobiten me miliona euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here