BOMBË: Calhanoglu largohet nga Interi për €50m

Oferta tunduese ka arritur, Calhanoglu largohet nga Interi.

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu po shkëlqen këtë sezon me zikaltrit duke realizuar 4 gola dhe 1 asistim në 11 ndeshje të luajtura.

Edhe përkundër paraqitjeve të mira, te Interi nuk është asnjë futbollist i paprekshëm dhe Calhanoglu nuk i shpëton rregullave të tregut.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Tottenham synon transferimin e Calhanoglut verën e ardhshme dhe Spurs janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për mesfushorin turk.

Calhanoglu ka kontratë me Interin deri në vitin 2027 dhe një ofertë të tillë zikaltrit vështirë se do ta refuzojnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here