Moise Kean ka qenë protagonist i pafat i ndeshjes mes Juventusit dhe Veronës, teksa pa t’i anulohen dy gola në mënyrë shumë të çuditshme.
I pari ishte për një pozicion jashtë loje të thembrës së tij, ndërsa i dyti për një faull në fillimin e aksionit.
Dhe pikërisht pamjet pas faullit të tij janë ato që po bëjnë xhiron e rrjetit. Kean goditi në fytyrë Faraonin në mesfushë ndërsa më pas aksioni vazhdoi derisa erdhi momenti që vetë sulmuesi i Juventusit çoi topin në rrjetë.
Një nga kamerat tregoi se ato momente Faraoni ishte çuar dhe po ndiqte aksionin dhe sapo pa që Kean tundi rrjetën, ai u shtri menjëherë në tokë mes dhimbjeve duke vënë duart në fytyrë.
Kjo ka bërë që të shpërthejë protesta në rrjetet sociale kundër lojtarit, teksa kërkohet edhe dënimi i tij për këtë simulim e gjest josportiv.
Malore improvviso di Faraoni al gol di Kean #JuveVerona pic.twitter.com/dVO4aFn4Ls
— Luca Marchi (@LucaMarchiLU) October 28, 2023