BOMBA E JANARIT: Tottenham transferon yllin e Serie A për €120m

Tottenham ka gati ofertën stratosferike për yllin e Serie A.

Sirenat e Premier League vazhdojnë të bien për Victor Osimhen. Sulmuesi i Napolit ka një kontratë deri më 30 qershor 2025 me klubin e Aurelio De Laurentiis, por pas muajsh zërash për një rinovim të mundshëm që ende nuk është realizuar, dyert e një transferimi në kampionatin anglez mund të hapen për ish-lojtarin e Lille.

Sulmuesi i datëlindjes 1998 pëlqehet nga shumë klube të mëdha europiane dhe mes tyre është edhe Tottenhami i Ange Postecoglou, siç raporton todofichajes.com.

Autor i gjashtë golave ​​në dhjetë ndeshjet e luajtura deri më tani këtë sezon, Victor Osimhen aktualisht vlerësohet në rreth 120 milionë euro, sigurisht një shifër e rëndësishme, por në të njëjtën kohë brenda mundësive të Tottenhamit.

Duhet bërë kujdes edhe ndaj Chelseat, me ekipin e Pochettino që është në gjurmët e sulmuesit prej disa kohësh.

Dhe Mauro Meluso, drejtori sportiv i Napolit, ka shprehur mendimin e tij orët e fundit për rinovimin e mundshëm të kontratës së Victor Osimhen: “Kemi muaj që flasim për këtë. Negociatat janë zgjatur, por ne po flasim”.

Ndërkohë, Napoli shpreson të rikuperojë Osimhen për ndeshjen ndaj Atalantas, siç e konfirmoi edhe Rudi Garcia në fund të ndeshjes së Champions League të barazuar me Union Berlin: “Do ta bëjmë të punojë për ta pasur në dispozicion kundër Atalantas”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here