E kërkojnë gjigantët europian, Inter i vendos çmimin Barellas

Inter i vendos çmimin Barellas pas interesimit nga gjigantët europian.

Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori italian realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm 1 asistim në 16 ndeshje.

Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të largohet nga Interi verën e ardhshme.

Interesim për Barellan kanë shfaqur Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City, ndërsa zikaltrit i kanë vendosur çmimin 26-vjeçarit.

Sipas mediave të italiane, drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta lënë të lirë Barellan për 90 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here