Zbulohet plani: Ziliacus transferon te Interi një bomber dhe një super mesfushor për €130m

Ziliacus ka gati dhuratën e parë për fansat e Interit.

Inter mbrëmë triumfoi ndaj Frosinones me rezultat 2-0 duke u kthyer në krye të Serie A, ndërsa pas dy javësh zikaltrit do të përballen me Juventusin.

Edhe pse gjërat në fushë po ecin mirë, në aspektin financiar drejtuesit e Interit kanë probleme dhe Zhang mund ta nxjerr në shitje Interin pas përfundimi të sezonit.

Interesim për Interin ka shfaqur miliarderi finalndez, Thomas Ziliacus i cili është i gatshëm të ofrojë 2.5 miliardë euro për blerjen e klubit.

Ziliacus ka bërë disa deklarata të mëdha duke thënë se transferimi i lojtarëve si Mbappe dhe Haaland nuk do të jenë më ëndërr.

Mediat italiane, kanë shkuar edhe më tutje duke zbuluar dy goditjet e para të Ziliacus te Interi.

Ziliacus synon të sjell te Interi bomberin e Feynoord, Santiago Gimenez, vlera e të cilit është 50 milionë euro.

Objektivi i dytë është mesfushori i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, i cili kushton 80 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here