Milan transferon yllin e Premier League me kosto zero.
Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit kuqezi po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli.
Ideja e fundit e Furlanit dhe Moncadas luan në Premier League, më saktësisht te West Ham.
Bëhet fjalë për mesfushorin çek, Tomas Soucek kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Soucek po shkëlqen këtë sezon me West Ham duke realizuar 5 gola dhe 1 asitim në 17 ndeshje të luajtura.
Furlani dhe Moncada e kanë piketuar Soucek si një super përforcim për vijën e mesfushës dhe synojnë afrimin e tij me parametra zero.