Kryevepër nga Furlani-Moncada: Milan transferon yllin 35 milionësh me kosto zero

Milan transferon yllin e Premier League me kosto zero.

Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit kuqezi po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli.

Ideja e fundit e Furlanit dhe Moncadas luan në Premier League, më saktësisht te West Ham.

Bëhet fjalë për mesfushorin çek, Tomas Soucek kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Soucek po shkëlqen këtë sezon me West Ham duke realizuar 5 gola dhe 1 asitim në 17 ndeshje të luajtura.

Furlani dhe Moncada e kanë piketuar Soucek si një super përforcim për vijën e mesfushës dhe synojnë afrimin e tij me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here