Mjeshtër në zanatin e tij: Marotta transferon katër yje me parametra zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Arkitekti i Interit të ri, Beppe Marotta verën e kaluar arriti të sigurojë transferime me kosto zero si Thuram, Cuadrado dhe Alexis Sanchez, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar bombën për merkaton e verës së vitit 2024.

Sipas Calcio Mercato, Marotta verën e ardhshme synon të sjell te Interi tre super lojtarë me parametra zero. Bëhet fjalë për katërshen Piotr Zielinski, Tomas Soucek, Mehdi Taremi dhe Tiago Djalo.

Mesfushorit polak i skadon kontrata me Napoletanët në fund të sezonit dhe Inter synon transferimin e tij me kosto zero. Zielinski ka luajtur në 13 ndeshje këtë sezon duke realizuar 3 gola dhe 3 asistime.

I dytë në listë është mesfushori i West Ham, Tomas Soucek, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Soucek po shkëlqen këtë sezon me West Ham duke realizuar 5 gola dhe 1 asitim në 17 ndeshje të luajtura.

Sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi ka vendosur që të largohet nga Dragao dhe t’i bashkohet Interit verën e ardhshme si futbollist i lirë, por nuk përjashtohet mundësia që iraniani të transferohet në Meazza që në janar.

Inter synon edhe firmën e Tiago Djalo. Qendërmbrojtësit portugez kontrata me francezët i skadon në 2024-ën dhe Marotta e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Acerbit, pasiqë ky i fundit është 35-vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here