Një yll dhe €50m: Nicolo Barella transferohet te Bayerni

Oferta tunduese ka arritur, Nicolo Barella transferohet te Bayerni.

Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori italian realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm 1 asistim në 16 ndeshje.

Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të largohet nga Interi verën e ardhshme.

Interesim për Barellan kanë shfaqur Real Madrid, Liverpool, Manchester City dhe së fundmi garës i është bashkuar edhe Bayerni i Mynihut.

Sipas Calciomercato, Bavarezët kanë gati ofertën tunduese për ta bindur Interin. Bayerni do tia ofrojë Interit kartonin e Leon Goretzkas dhe 50 milionë euro në këmbim të Barellës.

Inter i ka vendosur një çmim prej 90 milionë eurove Barellas, por oferta e Bayernit është mjaftë tunduese, pasiqë Goretzka do ta zinte vendin e lënë bosh nga italiani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here