E bujshme: Miranda në Serie A, por jo te Milani

Juan Miranda tek rivalët e Milanit.

Mbrojtësi i Real Betis, Juan Miranda është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pasiqë është i lidhur me një transferim te Milani.

Spanjollit i skadon kontrata me Betisin në fund të sezonit dhe zërat për largimin e tij në janar sa vijnë e shtohen.

Milan është skuadra që ka shfaqur interesim për shërbimet e Mirandas, por sipas raportimeve të fundit, një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për spanjollin.

Sipas Calciomercato, Napoli synon transferimin e Mirandas në janar dhe Napoletanët janë të gatshëm të ofrojnë më tepër para se Milani për kartonin e 23-vjeçarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here