Nuk mbaron me Pavard dhe Sommer, Inter transferon në janar një tjetër yll nga Bayerni

Zikaltrit për shopping te Bayerni.

Interi është gjithmonë në kërkim të përforcimeve të reja dhe sulmi është një nga repartet ku zikaltrit pritet të bëjnë ndërhyrje qysh në janar.

Sipas mediave italiane, Neroaxurët e kanë gjetur përforcimin e duhur për repartin e sulmit te Bayerni.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Bavarezëve, Choupo-Moting, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Moting ka rënë në plan të dytë pas transferimit të Kane dhe këtë sezon ka luajtur vetëm 342 minuta, ku ka realizuar 3 gola.

Kamerunasi nuk bën pjesë në planet e Bayernit dhe drejtuesit e Bavarezëve janë të hapur ta lënë të lirë në janar për një shifër modeste.

Inter do të ofrojë 2 milionë euro për kartonin e Moting dhe 34-vjeçari në janar sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Neroaxurëve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here