E bujshme: Robert Firmino pranë transferimit tek gjiganti italian

Bomba e janarit, Robert Firmino transferohet në Serie A.

Pas 14 ndeshjeve të luajtura dhe 3 golave të realizuar, Roberto Firmino është i gatshëm të largohet nga Al Ahli dhe të rikthehet në Europë.

Sulmuesi brazilian bëri bujë të madhe verën e shkuar, kur vendosi që të largohet nga Liverpooli si futbollist i lirë dhe të transferohet në Arabinë Saudite.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Firmino dëshiron të largohet nga Arabia Saudite dhe se Milan synon transferimin e brazilianit.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe janë pranë arritjes së marrëveshjes me Firminon.

Firmino ka kontratë me Al Ahli deri në vitin 2026, por klubi arab mund ta lërë të lirë të largohet pa para.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here