BOMBË: Raphael Varane transferohet në Serie A me parametra zero

Lajm bombastik, Raphael Varane në Serie A.

Raphael Varane pritet të largohet nga Manchester Unitedi dhe ka raporte se ai do të favorizonte një transferim në Serie A përpara Arabisë Saudite.

Varane ka kontratë me United deri në qershor 2025, por sipas raportimeve të fundit Djajtë e Kuq do ta ndërpresin bashkëpunimin me francezin verën e ardhshme, pasiqë nuk dëshirojnë ta paguajnë pagën e tij prej 15 milionë eurove në sezon.

Ai u ble nga Real Madridi në verën e vitit 2021 për 40 milionë euro, por ka mbetur zgjedhje e dytë këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag.

Sipas raportimeve të fundit, Varane karrierën do ta vazhdojë në Serie A, ndërsa për shërbimet e tij në verë do të duelojnë Milan dhe Juventus.

Veterani ka 93 ndeshje për Kombëtaren e Francës dhe ka përfaqësuar vetëm tre klube në karrierën e tij, Lens, Real Madrid dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here