Kryevepër nga Furlani-Moncada: Milan transferon yllin e Atleticos me parametra zero

Lajm i bujshëm nga Italia, Milan transferon yllin e Atletico Madrid.

Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Milani që, sipas asaj që raportohet nga Calciomercato, ka piketuar një super përforcim me parametra zero.

Calciomercato, shkruan se Milan synon transferimin e qendërmbrojtësit të Atletico Madrid, Mario Hermoso.

Spanjollit i skadon kontrata me Atleticon në fund të sezonit dhe ai mund të firmos para kontratë me klubet e interesuara që në merkaton e janarit.

Milan synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe Rosonerët do të tentojnë ta mbyllin marrëveshjen me 28-vjeçarin në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here