Super shkëmbim: Inter transferon bomberin e ri në janar

Përveç Mehdi Taremit që është në radarët e Interit prej kohësh , klubi ka shënjestruar dy emra të tjerë për ofensivën, një për të tashmen dhe një për të ardhmen.

Sipas “Libero” Interi në fakt po mendon për Boulaye Dia, sulmuesi i Salernitanës, me të cilën po hidhet një hipotezë marrëveshjeje, në të cilën do të përfshihej edhe Stefano Sensi.

Në fakt, mesfushori duket i destinuar për skadimin natyral të kontratës së tij, por Interi nuk do të donte ta lironte lojtarin falas dhe po mendon shkëmbimin në huazim me Dian.

Duket se palët janë shumë pranë marrëveshjes, pasi dhe vetë Sensi kërkon më shumë minuta këtë sezon, gjë që nuk e ka arritur me Inzagin.

Për të ardhmen zikaltrit po monitorojnë David Garabag Shtukler, që aktivizohet me të rinjtë e Kremonezes. Danezi me origjinë iraniane ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve që kanë nisur të lëvizin për ta bërë pjesë të skuadrës së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here