BOMBA E JANARIT: Maignan largohet nga Milani për €120m

Lajm bombastik, Maignan bëhet portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Milan dhe Mike Maignan duket se do t’i ndajnë rrugët në janar, pasiqë bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur.

Kontrata aktuale e Maignan skadon në vitin 2026, ndërsa Rosonerët i kanë ofruar francezit kontratë të re me pagë prej 5 milionë eurove në sezon deri në vitin 2028.

Por Maignan ka kërkuar pagë prej më së paku 8 milionë eurove në sezon, kërkesë kjo e cila nuk përputhet me politikën e pagave të Milanit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Bayerni synon transferimin e Maignan në merkaton e janarit dhe Bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë 120 milionë euro për kartonin e francezit.

Rosonerët e blenë Maignan për 15 milionë euro në vitin 2021 nga Lille dhe janë të hapur ta lënë të lirë në janar për një shifër faraonike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here