Arrihet akordi, Milan bën goditjen e parë për merkaton e janarit

Marrëveshja është arritur, Milan siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Milan që, sipas raportimeve të fundit, Rosonerët kanë siguruar përforcimin e parë.

Matteo Gabbia do të jetë përforcimi i parë i Milanit në merkaton e janarit. Kuqezinjtë kanë arritur akordin me Villarealin, për ta rikthyer mbrojtësin para kohe në Milano, duke qenë se marrëveshja e huazimit përfundonte në qershor.

Situata alarmante në mbrojtje, e shkaktuar nga dëmtimet e emrave si Tomori, Thiaw dhe Kalulu, kanë ndezur alarmin në prapavijën e kuqezinjve. Pikërisht për këtë arsye është vendosur të kthehet Gabbia, një futbollist 24-vjeçar i rritur te Milani, që njeh mirë kuqezinjtë, por edhe Serinë A.

Futbollisti pritet të jetë në dispozicion të Milanit që për ndeshjen e parë të kampionatit në janar, atë ndaj Empolit në datën 7, ndërsa drejtuesit e kuqezinjve do të provojnë të afrojnë edhe një tjetër futbollist në prapavijë gjatë merkatos së janarit.

Ndër emrat në listën e drejtuesve kuqezi janë emra si Mukiele i PSG-së, Badiashile i Chelsea dhe Lenglet i Barcelonës, teksa synimi është që njëri prej tyre të merret në huazim deri në fund të sezonit për të shmangur emergjencën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here