Një yll dhe €70m: Rafael Leao transferohet tek gjiganti anglez

Oferta tunduese ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Sulmuesi portugez, Rafael Leao, konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë për momentin falë paraqitjeve mbreslënëse te Milani.

Leao ka realizuar 4 gola dhe 5 asistime në 19 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Rosonerët i skadon në vitin 2028.

Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Liverpooli synon transferimin e Leaos në merkaton e verës.

Reds e kanë piketuar portugezin si përforcimin ideal për repartin e sulmit dhe madje kanë gati ofertën tunduese për Milanin.

Liverpooli do t’ia ofrojë Milanit kartonin e Luis Diaz dhe 80 milionë euro në këmbim të Leaos.

Diaz po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 5 gola dhe 2 asistime, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 70 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here