Lajm bombastik: Theo Hernandez largohet nga Milani për €80m

Oferta stratosferike ka arritur, Theo Hernandez largohet nga Milani.

E ardhmja e Alphonso Davies te Bayerni nuk ka gjasa të zgjasë më shumë se verën e vitit 2024 dhe nevoja për një emër të rëndë në krahun e majtë të mbrojtësit ka vënë në lëvizje drejtuesit e gjermanëve.

“Calciomercatoweb” parashtron interesimin e bavarezëve në sigurimin e Teo Hernandezit. Futbollisti me tipare defensive ngrihet në “piedestal” nga tifozët e Milanit dhe trajneri Pioli, por jo gjithçka po shkon mirë.

SHANSET-Teos i skadon kontrata me Milanin në verën e vitit 2026, ndërsa vlera në treg nuk i kalon 55 mln euro. Megjithatë, kjo është vetëm pasqyra e dukshme e operacionit “Hernandez”. 19 herë kampionët e Italisë vështirë të heqin dorë kaq lehtë nga futbollisti më i rëndësishëm jo vetëm në prapavijë, por gjithë grupin.

Problemi më i madhe i Milanit përkon me ecurinë e skuadrës, e cila ka lënë shije të keq në radhët e Teos. Luhatja në rezultate dhe mungesa e përforcimeve në kontigjentin nuk jep shenja sigurie se skuadra e Piolit i ka të gjitha “kreditet” për të konkurruar me rivalët në Itali dhe kompeticionet europiane. Tjetër arsye që e afron 26-vjeçarin drejt Mynihut ka të bëjë me zonën “Champions”. Kuqezinjtë mbajnë provizorisht vendin e 3-të në Serinë A dhe diferenca me ekipet ndjekëse është e ngushtë, ndërsa për çështjen “titull” shanset janë minimaliste, 11 pikë pas Interit kryesues.

Në rast se zona “Champions” zhduket për ciklin pasardhës, vështirë se Hernandez do të vijojë të mbetet “partizan” i 7 herë kampionëve të Ligës së Kampioneve. Nga krahu tjetër Bajerni gëzon “artileri” të frikshme në përbërje dhe ata janë aty çdo vit për ta bërë të tyrin trofeun më të rëndësishëm në rang klubesh, Europë.

PRECEDENTI-Ekipit më të titulluar në Gjermani iu nevojitën 80 mln euro në transferimin e Lukas Hernandezit nga Atletiko në vitin 2019 dhe sipas “Calciomercato” bordi nuk e ka problem ta përsërisë pistën e vëllait të vogël Hernandez. Lukasi fitoi me Bajernin tripletën në sezonin 2019-2020, ndërsa Teo ka si arritjen më të madhe për klube Seria A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here