Milan transferon mbrojtësin 30 milionësh.
Pas fitores minimale 1-0 ndaj Sassuolos ne fund te vitit 2023, drejtuesit e Milanit kanë kthyer sërish vëmendjen nga merkatoja, pasi vetëm rikthimi i Matteo Gabbias nuk mjafton për të kompletuar prapavijën e ‘sakatuar’ nga dëmtimet.
Kështu alternativa që ka zënë vend në bllokun e shënimeve të drejtuesve kuqezi, është mbrojtësi Takehiro Tomiyasu, i cili luan te Arsenali.
Tomiaysu u transferua në Emirates në verën e vitit 2021, por nuk është titullar me Topçinjtë dhe drejtuesit e Arsenalit janë të hapur ta lënë të lirë gjatë këtij afati kalimtar.
Milan synon huazimin e japonezit me opsion blerjeje dhe bisedimet me Arsenalin pritet të fillojnë së shpejti.