Po shkëlqen te Girona, Dovbyk transferohet tek gjiganti italian

Artem Dovbyk transferohet në Serie A.

Girona është surpriza më e madhe në top pesë ligat europiane këtë sezon. Skuadra katalanase renditet në pozitën e dytë me pikë të barabarta me Realin.

Njëri nga lojtarët që po shkëlqen me Gironën, është edhe qendërsulmuesi ukrainas, Artem Dovbyk.

Dovbyk ka realizuar 12 gola dhe 6 asistime në 20 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe falë paraqitjeve mbreslënëse ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Sipas raportimeve të fundit, Inter synon transferimin e Dovbyk gjatë këtij afati kalimtar.

Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram janë dy yjet e kësaj skuadre që udhëheqin repartin e sulmit. Por pavarësisht kësaj drejtuesit nuk mjaftohen me kaq dhe synojnë afrimin e ukrainasit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here