BOMBA E MERKATOS: Zirkzee largohet nga Bologna për €60m

Joshua Zirkzee po kalon një moment shumë të mirë me Bologna-n, me holandezin që me formën e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Talenti holandez u bashkua me italianët nga Bayern Munich për 8.5 milionë euro, ndërsa kartoni i tij tashmë vlen shumë më shumë, rreth 30 milionë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Zirkzee ka realizuar 8 gola dhe 4 asistime në 22 ndeshje të luajtura dhe sipas raportimeve të fundit holandezi mund të largohet nga Bologna gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Calciomercato, Arsenali synon transferimin e Zirkzee dhe Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për kartonin e tij.

Presidenti i Bologna-s, Marco Di Vaio, deklaroi se Zirkzee nuk është në shitje, por vështirë se do ta refuzoj ofertën e Arsenalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here