Lajm bombastik, Leao largohet nga Milani për €150m

Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Sulmuesi portugez, Rafael Leao, konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë për momentin falë paraqitjeve mbreslënëse te Milani.

Leao ka realizuar 6 gola dhe 6 asistime në 24 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Rosonerët i skadon në vitin 2028.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG e ka piketuar Leaon si zëvendësuesin e Mbappe.

Parisienët synojnë transferimin e Leaos verën e ardhshme dhe janë të gatshëm të ofrojnë 150 milionë euro për kartonin e portugezit.

Leao përfiton te Milani 6 milionë euro në sezon dhe te PSG do t’i ofrojnë dyfishin e pagës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here