Mjeshtër në zanatin e tij: Pas Zielinskit dhe Taremit, Marotta transferon një tjetër yll me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit kanë siguruar dy përforcime, por kanë gati edhe të treti.

Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do ti bashkohen Interit në verë me parametra zero, por kjo nuk është e gjitha.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, duket se edhe një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata në verë është futur në radarët e zikaltërve.

Calciomercato, shkruan se Interi po shqyrton mundësinë e transferimit të Sergi Robertos nga Barcelona.

Zikaltërit e vlerësojnë shumë futbollistin spanjoll dhe janë të gatshëm ta transferojnë në “Meazza”, verën e ardhshme.

Roberto dhe Barcelona do ti ndajnë rrugët në përfundim të sezonit dhe Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here