Chelsea i hapur për huazim, Broja pranë transferimit në Serie A

Todd Boehly dhe pjesa tjetër e bordit të Chelseat janë të gatshëm të lejojnë largimin në formë huazimi të Armando Brojës, për aq kohë sa klubi që shpreh interesim për shërbimet e tij do të paguajë klauzolën e tij prej 35 milionë eurosh.

Klubi londinez janë të gatshëm të ndihmojnë palët e interesuara për shërbimet e Brojës të cilat kanë probleme me ‘Fair-play financiar’ për ta bërë të mundur transferimin.

Për Brojën interesim të madh kanë shfaqur dy klubet e tjera të Premier League, Fulhami dhe Wolverhampton, por edhe një gjigant italian.

Sidoqoftë, ato po e kanë mjaft të vështirë transferimin e tij për shkak të rregullave financiare.

Andaj, edhe një ofertë huazimi me obligim blerje prej 35 milionë eurosh në fund të sezonit, do t’i shkonte përshtati “Bluve të Londrës”.

Calciomercato, shkruan se Milan nuk ka hequr dorë nga Broja dhe se Rosonerët synojnë afrimin e shkodranit gjatë këtij afati kalimtar.

Milan synon afrimin e Brojës në formë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa Chelsea kërkon që blerja në fund të sezonit të jetë e detyrueshme.

Drejtuesit e dy klubeve pritet të fillojnë bisedimet javën që vjen dhe janë optimist se mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here