Jo vetëm Taremin, Marotta transferon edhe një tjetër bomber me parametra zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit kanë siguruar dy përforcime, por kanë gati edhe të treti.

Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do ti bashkohen Interit në verë me parametra zero, por kjo nuk është e gjitha.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, duket se edhe një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata në verë është futur në radarët e zikaltërve.

Calciomercato, shkruan se Interi po shqyrton mundësinë e transferimit të Luis Muriel nga Atalanta.

Zikaltërit e vlerësojnë shumë futbollistin kolumbian dhe janë të gatshëm ta transferojnë në “Meazza”, verën e ardhshme.

Muriel ka realizuar 6 gola dhe 1 asistim në 671 minuta të luajtura këtë sezon dhe te Interi do ta zinte vendin e Alexis Sanchez, i cili në verë do të largohet nga Meazza.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here