Mjeshtër në zanatin e tij: Marotta transferon yllin që ka fituar 18 trofe me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi vazhdon të jetë shumë i dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit kanë siguruar dy përforcime, por kanë gati edhe të tretin.

Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do t’i bashkohen Interit në verë me parametra zero, por kjo nuk është e gjitha.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, duket se edhe një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata në verë është futur në radarët e zikaltërve.

Calciomercato, shkruan se Interi po shqyrton mundësinë e transferimit të Nacho Fernandez nga Reali.

Zikaltrit e cilësojnë Nachon si përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes dhe tashmë kanë kontaktuar agjentin e spanjollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here