Arrihet marrëveshja: Juventus transferon mesfushorin 40 milionësh

Cristiano Giuntoli e kishte fiksim që kur ishte drejtor sportiv i Napolit.

Ndërsa tani, ai po punon për ta çuar te Juventus, për të forcuar mesfushën e Massimiliano Allegri.

Bëhet fjalë për argjentinasin e Southampton, Carlos Alcaraz, 21 vjeç, që këtë sezon ka realizuar 4 gola në 21 ndeshje zyrtare.

Klubi i Juventus tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarin, i cili mbërriti në Angli nga Avellaneda’s Racing në janar 2023, për 13 milionë euro. Tani bardhezinjtë duhet të gjejmë marrëveshjen me Southampton, por lojtari do të vijë në bazë të një huazimi me të drejtë blerjeje.

Kostoja e operacionit varion nga 35 deri në 40 milionë euro. Ndërkohë që, sot Alcaraz, në pritje të dritës jeshile nga klubi i tij, do të kryejë kontrollet mjekësore në Londër. Ato në J-Medical janë caktuar për nesër, 1 shkurt, dita e fundit e merkatos së janarit.

Kështu, për Allegrin vjen një mesfushor i shumëpritur. Alcaraz mund të veprojë edhe si mesfushor qendror ose si i avancuar, pas sulmuesve. Një vit më parë, përveç Napoli, Alcaraz ishte kërkuar edhe nga Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here