BOMBA E VERËS: Reijnders largohet nga Milani për €60m

Lajm bombastik, Reijnders largohet nga Milani.

Mesfushori holandez, Tijjani Reijnders verën e kaluar u transferua te Milani për 20 milionë euro dhe në sezonin e tij të parë me Rosonerët po impresionon me paraqitjet e tij.

Reijnders ka realizuar 3 gola dhe 2 asistime në 33 ndeshje këtë sezon dhe sipas raportimeve të fundit gjiganti anglez dëshiron shërbimet e 25-vjeçarit në verë.

Sipas portalit të njohur FootballTransfers, Reijnders është objektivi kryesorë për repartin e mesfushës.

Për ta lënë të lirë Reijnders, Milan kërkon më së paku 60 milionë euro, shifër të cilën Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta paguajnë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here