VIDEO/ Milani tallet keq në TikTok me Interin për vizitën e Kanye West

Interi paralajmëroi mbrëmë se Kanye West ishte i pranishëm në Giuseppe Meazza për ndeshjen e tyre me Atletico Madridin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurët fituan këtë takim me rezultat 1-0, ndërsa paraqitja e reperit bëri jo pak bujë.

Në lidhje me prezencën e tij ka reaguar edhe rivali lokal i Interit, Milani.

Rossonerët kanë thumbuar Nerazzurët, duke paraqitur me maska disa persona në hapësirat e tyre, ndërsa duke etiketuar ata me emra, e mes tyre duke shkruar edhe emrin e krenarisë sonë – Dual Lipa.

Natyrisht se ky gjest është një goditje për Interin, duke minimizuar vizitën e Kanye West, pasi që reperi nuk po kalon në ditët e tij më të mira si artist.

@acmilan Special guests at #casamilan #sempremilan #acmilan #tiktokfootball ♬ Fluffing a Duck – Dj tahh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here