Tronditet Interi, ja sa ndeshje do të mungojë Calhanoglu

U dëmtua ndaj Atleticos, ja kur rikthehet Thuram të luajë me Interin.

Zgjatje e aduktorit të gjatë të kofshës së djathtë. Ky është rezultati i testeve mjekësore që iu nënshtrua mëngjesin e sotëm Hakan Calhanoglu, mesfushori i Interit.

Turku, gjithmonë prezent në sezonin mes Serie A dhe Europës, pritet të mungojë 3-4 ndeshje në kampionatin Italian.

Objektivi i stafit të Inzaghit është ta rikthejë atë për ndeshjen e kthimit të 1/8 finale kundër ish-it Diego Simeone, që do të luhet më 13 mars në tokën spanjolle.

“Kushtet e tij do të rivlerësohen në ditët në vijim”, – thuhet në njoftimin e Interit. 26-vjeçari i lindur në Parma do të mungojë kundër Atalanta, Genoa dhe Bologna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here