Gattuso rikthehet në Itali, gati firma me skuadrën e Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Gennaro Gattuso rikthehet në Serie.

Trajneri italian Gennaro Gattuso, është shkruar nga pozita e trajnerit te skuadra e Olimpik Marsej.

Gattuso e mori drejtimin e Marsejës në fillim të këtij sezoni, por nuk ia doli të regjistronte rezultate pozitive.

45-vjeçari e drejtoi skuadrën në 24 ndeshje në total në të gjitha garat, teksa regjistroi nëntë fitore, tetë barazime dhe shtatë humbje.

Mirëpo Gattuso nuk do të qëndrojë për shumë gjatë si i papunë, pasiqë sipas raportimeve të fundit 45-vjeçari është pranë rikthimit në Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se drejtuesit e Sassuolos kanë nisur bisedimet me Gattuson.

Sassuolo renditet në pozitën e 18-të në Serie A, me vetëm një barazim në 5 ndeshjet e fundit dhe presidenti Giovanni Carnevalli është i gatshëm t’ia besojë drejtimin e skuadrës Gattusos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here