Milan mbetet duarbosh, Jonathan David transferohet tek një tjetër gjigant italian

Jonathan David në Serie A, por jo te Milani.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

David ka realizuar 16 gola dhe 7 asistime në 32 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Lille i skadon në vitin 2025.

Sulmuesi kanadez është në orbitën e Milanit për një kohë të gjatë, por sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për 24-vjeçarin.

Calcio Mercato, shkruan se Napoli e ka piketuar David si pasuesin ideal të Osimhen dhe Napoletanët synojnë transferimin e kanadezit në merkaton e verës.

Lille i ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurove Jonathan David, shifër të cilën De Laurentiis është i gatshëm ta paguaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here