Arrihet marrëveshja, Inter siguron goditjen e tretë për merkaton e verës

Inter siguron përforcimin e tretë për sezonin e ardhshëm.

Inter-i është i papermbajtshëm në këtë sezon dhe gati për të fituar titullin e 20-të historinë e klubit.

Zikaltrit e mposhtën Bolonjën në transfertë dhe aktualisht janë 16 pikë përpara Milanit dhe 17 përpara Juventusit.

Interi që jo vetëm udhëton shpejt në kampionat, por ka edhe mundësine për të ecur përpara në Europë dhe për të ripershkuar ecurine pozitive te sezonit te kaluar ne Champions League të vitit të kaluar.

Rezultate të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.

Dhe drejtori ekzekutiv i milanezëve, siç e dimë, tashmë po punon për të përgatitur një skuader po aq konkurruese.

Inter ka siguruar tashmë shërbimet e Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremit për sezonin e ardhshëm, ndërsa sipas raportimeve të fundit Marotta ka gati goditjen e tretë për merkaton e verës.

Sipas Calciomercato, Inter ka arritur marrëveshje me Paranaese për transferimin e portierit Bento.

Bento është 24-vjeç dhe i gjatë 1.90, ndërsa për kartonin e tij Inter do të paguaj rreth 15 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here