Goditje me kosto zero, zbulohet përforcimi i parë i Contes te Milani

Zbulohet transferimi i parë i Contes te Milani.

Antonio Conte do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që kanë zbuluar mediat italiane së fundmi, të cilat raportojnë se tekniku italian ka pranuar që të ulet në krye të stolit kuqezi.

Calciomercato bënë me dije se 54-vjeçari ka pasur një bisedë me Zlatan Ibrahimovic dhe ka rënë dakord me propozimin e bërë nga suedezi.

Conte do të zërë vendin e Stefano Piolit, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga Milani, për t’i lënë vendin bashkëkombësit të tij.

Calciomercato, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar përforcimin e parë të Contes te Milani.

Sipas Calciomercato, Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit transferimin e Mario Hermoso nga Atletico Madrid.

Spanjollit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe në garë për të janë Barcelona dhe Juventusi. Conte do ta bind spanjollin që t’i bashkohet në projektin e tij te Milani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here