BOMBA E VERËS: Kim Min-jae rikthehet në Serie A

Lajm bombastik, Kim Min-jae rikthehet në Serie A.

Qendërmbrojtësi korean, Kim Min-jae bëri bujë verën e shkuar duke u transferuar te Bayerni për 50 milionë euro, pasi u shpall në Itali me Napolin.

Por aventura e 27-vjeçarit në Allianz Arena nuk po shkon në mënyrën më të mirë, pasiqë Min-jae e ka humbur vendin e titullarit në ndeshjet e fundit.

Tuchel preferon dyshen De Ligt-Dier dhe Min-jae ka rënë në plan të dytë, prandaj agjenti i tij ka filluar të kërkojë skuadër të re.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus dhe Inter synojnë të përfitojë nga kjo mundësi.

Biankonerët dhe Zikaltrit janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mbrojtjes dhe e kanë identifikuar Min-jae si profilin ideal.

Juventus është favorit për të siguruar shërbimet e koreanit, pasiqë Giuntoli ishte ai që e transferoi te Napoli para dy viteve.

Min-jae ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2028 dhe për kartonin e tij gjigantët italian do të duhet të paguajnë më së paku 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here