BOMBA E VERËS: Khephren Thuram transferohet në Serie A

Lajm bombastik, Khephren Thuram transferohet në Serie A.

Mesfushori i Nice, Khephren Thuram ishte mjaftë i përfolur gjatë merkatos së verës, pasiqë disa skuadra dëshironin shërbimet e tij.

Thuram rinovoi kontratën me Nice deri në vitin 2025, por ky do të jetë sezoni i tij i fundit me skuadrën franceze.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Thuram në verë do të transferohet në Serie A.

Sipas Calciomercato, Thuram ka arritur marrëveshje verbale me Juventusin dhe tani mbetet që Biankonerët të arrijnë marrëveshje me Nice.

Biankonerët pritet të bëjnë një goditje të madhe në verë për repartin e mesfushës dhe janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e francezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here