Nuk mbaron me Zielinskin, Inter transferon një tjetër yll nga Napoli

Bisedimet kanë filluar, Inter ia rrëmben edhe një tjetër yll Napolit.

Inter është duke kaluar një moment shumë të mirë, ndërsa duket i pandalshëm nga skuadrat e Serie A.

Zikaltrit kanë siguruar shërbimet e dyshes Taremi-Zielinski për sezonin e ardhshëm, por sipas raportimeve të fundit Marotta dhe Ausilio kanë piketuar goditjen e rradhës.

Denzel Dumfries nuk ofron më garancitë e nevojshme te Interi dhe në verë do të largohet nga Meazza.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter ka nisur bisedimet me yllin e Napolit, Giovanni Di Lorenzo.

Marotta ka kontaktuar tashmë me agjentin e Di Lorenzos, për tia bërë me dije se e dëshiron 30-vjeçarin me çdo kusht te Interi.

Di Lorenzo ka kontratë me Napolin deri në vitin 2028 dhe për kartonin e tij Inter do të duhet të paguaj më së paku 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here