BOMBA E VERËS: Milan transferon yllin e Bayernit për €40m

Cardinale hap thesin, Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.

Sezoni i Milanit tashmë ka hyrë në fazën e tij më të nxehtë.

Pasi ka kaluar Juventusin në renditje, tashmë objektivi konkret në kampionat është ruajtja e vendit të dytë në renditje deri në fund, pa harruar rrugën ende të hapur dhe në fazën kyçe të Europa League.

Pozicioni aktual në Serie A tashmë duket se e projekton Milanin në edicionin e ardhshëm të Champions League, një objektiv i cili gjithashtu i lejon drejtuesit e klubit milanez të fillojnë të punojnë paraprakisht se cilat do të jenë lëvizjet për verën e ardhshme.

Ka katër role prioritare për t’u forcuar në sesionin e ardhshëm të merkatos, të cilat mund të forcojnë më tej Djallin në përpjekje për të ngushtuar diferencat me Interin.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se për repartin e mbrojtjes, Milan synon transferimin e Kim Min-jae nga Bayerni.

Qendërmbrojtësi korean, bëri bujë verën e shkuar duke u transferuar te Bayerni për 50 milionë euro, pasi u shpall në Itali me Napolin.

Por aventura e 27-vjeçarit në Allianz Arena nuk po shkon në mënyrën më të mirë, pasiqë Min-jae e ka humbur vendin e titullarit te Bayerni dhe në verë dëshiron largimin nga Allianz Arena.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani, me Rosonerët që kanë gati ofertën prej 40 milionë eurove për ta rikthyer koreanin në Itali.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here